Vdekja e 32-vjeçarit/ Anaid Kaloti: Shoku që e shoqëronte atë natë më rrëfeu si e dhunuan Laerin, tre efektivë e keqtrajtuan deri në vdekje
Ish-banori i “Big Brother”, Anaid Kaloti foli sot si miku i të ndjerit Laer Kurti që vdiq katër netë më parë në duart e policëve në kryeqytet.
Anaidi rrëfen në një intervistë për “Shqipëria live”, bisedën që ka pasur me një tjetër shok të 32-vjeçarit, që thotë se ka qenë më të riut gjatë momentin kur është ndaluar nga efektivët në rrugën “Riza Çuka”.
“Nuk ka qenë vetëm kur është arrestuar, ka qenë bashkë me një shok. Ai më ka pohuar që kanë qenë tre policë që më kanë keqtrajtuar, e kanë dhunuar në furgon. Në Komisariat ka zbritur duke u dridhur. Ai pretendon që Leari ka ndërruar jetë brenda qelisë”.
Teksa flet për mikun e ndjerë, Anaidi kujton shprehjen që Leari gjithnjë i thoshte “Nëse do të gjej gjë, do më gjejë nga policët”.
“Leari jetonte në një zonë ku ndërhyrjet e forcave të policisë janë të shpeshta, në zonën e ish-Parkut. Ishte gjithmonë ai që u thoshte policëve përse erdhët, çfarë doni prapë këtu”, tregon, ndërsa më tej kujton një rast tijin, ku thotë se policët sillet pa asnjë etikë.
“Isha një natë me një shoqe në ish-Bllok. Një polic po thoshte ul zërin, mos qesh me zë të lartë dhe më pas e pashë veten duke u goditur në këmbë nga polici”.
Top Channel