Vazhdon ‘saga’ e Donaldit po Trixa në këtë mes?
“Big Brother VIP” nuk ka mbaruar.
Kjo jo vetëm falë jehonës që po vazhdon por edhe xhirimeve. Ndryshe nga sezonet paraprake kur kishte vetëm një “Post Big Brother”, kësaj radhe do jenë në total tre emisione për të diskutuar rrjedhën e 136 ditëve të këtij formati reality-shou.
Në fokus mbetet sjellja e Donaldit i cili doli i dyti.
Prive.al solli ekskluzivisht ditën e djeshme detaje mbi tensionet në prapaskenë nga binjaku i tij, Romeo. Donaldi mungoi edhe në festën në shtëpi.
Ai nuk është parë as në xhirimet e “Post Big Brother VIP”.
Me të duket të jetë “solidarizuar” edhe Trixa që poashtu ka munguar në takimin ku ishin thuajse të gjithë, nga fituesi Ilir Shaqiri e deri tek banorët që kanë dalë në javët e para të aventurës televizive.
Mësohet se nesër, në një prej hoteleve të Tiranës do zhvillohet një festë me ftesa e cila sipas të gjitha gjasave do të bojkotohet nga Donaldi.
Në pikëpyetje është edhe formati “prime time” me Romeon. Ata kanë hequr promon paralajmëruese të “Më lër të flas” nga rrjetet sociale dhe nga një vëzhgim i Prive.al, e njëjta nuk është duke u transmetuar më as në hapësirat publicitare të televizionit.
Gjithë kjo rrjedhë erdhi pasi për habinë e shumëkujt, pas një fushate intenzive, Donaldi nuk rrëmbeu çmimin e madh por fitues i 100,000 eurove u shpall Ilir Shaqiri. /Prive.al