Vazhdon debati, Getoar Selimi nxehet me Alketa Vejsiun

Lajmi rreth postimeve të “Revista Class”, që zotërohet nga Alketa Vejsiu për Xhemi Shehun dhe motrat Vjollca, të përkthyera si ironi dhe kundërpërgjigjie pasi Xhemi dhe Marina ironizuan Alketën për ndërrimin e fustaneve në “Fest 58”, ka qenë fokusi i këtij fillim viti në vend duke shkaktuar një vorbull të madh komentesh e replikash.

Burime të sigurta bëjnë me dije për Anabel.al se Getoari, i nxehur nga shkrimi ironizues i Revistës Class për jetën në Dubai të vajzave të showbiz-it shqiptar, është përpjekur të kontaktojë me Alketën.

Po i njëjti burim për median në fjalë thekson se Vejsiu nuk iu përgjigj telefonatës së reperit. Pas mesazheve të vazhdueshme të Getoarit për të komunikuar me Alketën, Revista Class ndryshoi tekstin në Instagram

“Në çfarë kohërash po jetojmë”.