Vazhdojnë dasmat VIP, edhe Marsela me Vitmarin po mendojnë ditën e madhe

Edhe Marsela me Vitmarin, një nga çiftet më të pëlqyer për publikun kanë menduar të festojnë me njerëzit e dashur në një dasmë që mund të ndodhë së shpejti.

E ftuar së fundmi në programin “Rudina”, artistja tregoi se ajo dhe partneri i saj kanë qenë më shumë të fokusuar tek pjesa e punës por ekziston mundësia që shumë shpejt mund të ketë dhe një dasmë nga çifti.

“Kam shumë shoqëri dhe miqësi në fakt me të gjithë, edhe për shkak të punës të cilët të gjithë ofrohen kur do ta bëjmë këtë dasmën sepse i kemi gati të gjitha. Mirëpo, ç’është e vërteta, ia vlen gjithmonë të festosh, domethënë jeta duhet celebruar, për sa kohë gëzojmë çdo ditë që na dhuron Zoti duhet festuar dhe çdo festë është mëse e arsyetuar që të bëhet, pse jo edhe për të celebruar dashurinë. Ne jemi marrë më tepër me pjesën e punës dhe të jetojmë njëri-tjetrin ashtu siç jeta na ka sjellë. Nuk mund të them që nuk e kemi menduar, pse jo edhe mund të vijë një festë e bukur për njerëzit që na duan”, u shpreh Marsela.