Varte prezervativë tek dera e shtëpisë së Eli Farës, ja masa për 22 vjeçarin
Këngëtarja e famshme Eli Fara ka kaluar një situatë të pakëndshme gjatë qershorit të këtij viti. Një i ri 22-vjeçar e ka përndjekur, duke i vendosur prezervativë te doreza e derës së apartamentit të saj. Edhe pse këngëtarja nuk ka bërë vetë kallëzim për rastin, ka qënë një parukiere që është përndjekur nga i njejti person në të njëjtën mënyrë. Bëhet fjalë për shtetatsin Gentian H, 22 vjeç, banues në Tiranë. I riu është dërguar për gjykim për përndjekjen e parukieres por nga hetimet ka rezultuar se ai ka përndjekur edhe këngëtaren e famshme. Panorama disponon vendimin e Gjykatës së Tiranës, që vendosi të caktojë masën “mjekim i detyruar spitalor” për të riun. Kjo masë u mor për shkak se ai vuan nga çrregullime mendor, dhe nuk mund të burgoset për aktet e kryera pasi ka qënë i pandërgjegjshëm.