Varësia e Khloe Kardashian ndaj procedurave estetike në fytyrë, mund të jetë e dëmshme!

Khloe, 36, vjeç, besohet të ketë shpenzuar një shumë prej £100.000 në thuajse çdo muaj, për trajtime dhe procedura estetike në fytyrë.

Trajtime të tilla përfshijnë lazer, fillers, botox, të gjitha si një mënyrë për ta bërë atë të ndihet më e sigurt me veten.

Rutina e saj tepër e shtrenjtë e bukurisë, ka filluar të shqetësojë edhe anëtarët e familjes së famshme, të cilët mendojnë se “ajo do të hyjë në borxh”, ose “do të prishë fytyrën e saj me procedurat e vazhdueshme”.

“Ata që janë afër Khloe-s janë të shqetësuar se 36-vjeçarja po shpenzon në mënyrë të pakontrolluar dhe kjo mund të dëmtojë pasurinë e saj. Të gjithë janë të shqetësuar se sa larg mund të shkojë ajo”, shprehet një burim për Heat Magazine.

“Fytyra e saj mund të duket në rregull në fotografi por, nga afër, është një histori tjetër. Disa nga miqtë e saj janë të shqetësuar se tani është afër shkatërrimit të fytyrës, sepse ka bërë aq shumë procedura, por ajo nuk dëgjon.”

Sipas burimit, familja e Khloe-s është e shqetësuar se ajo do të prishë plotësisht imazhin e saj.

Khloe, kohët e fundit u përball me një sërë kritikash që mendonin se ajo “po përpiqej të ndryshonte racën” apo “po kopjonte Beyonce-n”.

“S’do ta kuptoj kurrë sa të mërzitur ose të pakënaqur mund të jenë njerëzit. Unë kurrë nuk do komentoja diçka nëse s’do ishte pozitive”.

Pavarësisht nga gjithë spekulimet për ndërhyrje kirurgjikale, Khloe ka insistuar gjithnjë se nuk ka qenë kurrë “nën thikë”, por ka kryer vetëm procedura estetike.

“Një ditë mendoj se do ta bëj (hundën), sepse e mendoj çdo ditë, por për momentin është vetëm makeup i zgjuar dhe kontur i mirë”, është shprehur ajo.

Burimi: Star Daily, Mirror CO UK