Van De Bek i dashuruar me vajzën e legjendës së Arsenalit, do shpërngulet në Angli së bashku me të

Doni Van De Bek ka kompletuar transferimin e tij nga Ajaksi tek Mançester Junajtid. Por mesfushori hollandez nuk do vijë vetëm në “Old Traford”.

Së bashku me Van De Bekun drejt Anglisë do udhëtojë edhe e dashura e tij, Estel Berkamp. Estel është vajza e legjendës së Arsenalit, Denis Berkamp.

Madje e dashura e Van De Bekut ka edhe një foto me babain e saj ku mbanin trofeun e Premier Ligës, të fituar nga Denis Berkamp me Arsenalin.

PANORAMASPORT.AL