Valton Krasniqi rezulton pozitiv me “Covid-19”, publikon foton nga spitali

Covid-19 i ishte dukur “një lojë” këngëtarit shqiptar Valton Krasniqi, i cili ka rezultuar i infektuar me koronavirus.Ai ka ndarë foto nga shtrati i spitalit teksa qëndronte i lidhur me aparaturat, ndërkohë që dha lajmin se është pozitiv.Gjithashtu, këngëtari tregoi se nuk e kishte besuar virusin derisa e kishte provuar në lëkurën e tij.Për më tepër, ai i ka bërë thirrje të gjithëve të bëjnë kujdes, pasi situata mund të të rrëshkasë shumë shpejt nga duart.

“Tani sa e mora lajmin se jam pozitiv nga COVID-19, kurrë se kam besuar këtë virus. Keni kujdes ruani vetën familjen dhe shoqërinë e juaj. Zoti ju ndihmoftë”, shkruan Krasniqi krahas fotos së tij.