Valton Krasniqi akuzon këngëtaren shqiptare: Ajo më ka…

Ditën e sotme, këngëtari Valton Krasniqi ka akuzuar kolegen e tij, Melinda Ademi se i ka vjedhur këngën. Valtoni ka bërë një postim në profilin e tij në “Instagram”, ku shkruan se reperja ka huazuar këngën “Lei Lei”.

Valton-Krasniqi-2

Ndërkohë Melinda ka vetëm pak kohë që ka publikuar këngën e re me titull “Çifteli”. E Krasniqi i referohet pikërisht kësaj kënge kur thotë se është marrë pa leje. Këngëtari gjithashtu shprehet se do të marrë masa për t’u kujdesur personalisht me këtë çështje.

https://www.instagram.com/p/Bv1Arb4iF9B/

“Kjo këngë me titullin ‘Çifteli’ nga këngëtarja Melinda Ademi është huazuar nga kënga ime ‘Lei Lei, mos më provoko’, të cilën në vitin 2004 kam pas suksese të mëdha në Top lista si Viva Mtv charts. Kjo këngë është lançuar pa lejen e @valtonmusic. Në këtë rast gjithë stafi i Valtonmusic, si dhe unë personalisht Valton Krasniqi do të kujdesem”./Panorama Plus