Valon Shehu: Kur merrja steroide duhet të bëja seks 2-3 herë në ditë! Mamaqi: Ku i merr pilulat?
Valon Shehu e ka pranuar në “Dance Albania” që për të ndihmuar zhvillimin e muskujve ka marrë steroide. Po njësoj ka pohuar se për shkak të tyre donte që të kryente 2-3 herë marrëdhënie seksuale në ditë.
Këto deklarata të tij kanë shkaktuar humor në studion e Tv Klan. Ermal Mamaqi ka qenë i pari i cili e ka pyetur me shaka Valonin se ku i merr pilulat.
Ermal Mamaqi: Dua vetëm të di, pyes për një shokun tim, ato pilulat ku blihen, si quhen? Pyes për një shok?
Valon Shehu: Ta them pastaj!
Ermal Mamaqi: Për një shok po pyes, nuk po pyes për veten.
Valon Shehu: Në daç për shok, në daç për shoqe, ta them pastaj.
Alketa Vejsiu: I ke lënë ato steroidet, nuk i pi më?
Valon Shehu: Jo!
Alketa Vejsiu: Pse i le ato? E kam me të vërtetë ke pirë steroide për të ndihmuar zhvillimin e muskulaturës apo jo?
Valon Shehu: Po!
Alketa Vejsiu: Pastaj kuptove që është një stimul artificial që nuk të bënte mirë!
Valon Shehu: Shumë, tri orë flija në ditë gjumë dhe dy tri herë duhet të bëja seks në ditë!
Alketa Vejsiu: Tani që i ke lënë këto steroide, çfarë ndodh me ty?
Valon Shehu: Tani flej më shumë gjumë./tvklan.al