Valon Shehu: Jeta si “bad boy” para famës, nëna më futi në muzikë për të më larguar nga rruga

Valon Shehu, nga të gjithë njihet është këngëtari shumë i dashur nga publiku për zërin dhe talentin e tij. Por as ai vetë nuk e ka ditur se mund t’i hynte muzikës, apo se një ditë do të bëhej këngëtar i famshëm. I ftuar në emisionin “Wake Up”, Valoni ka treguar se jeta e tij përpara se të bëhej i njohur, ka qenë totalisht ndryshe. “Mami për të më larguar nga rruga më çoi në kurs kitareje”, ka rrëfyer Valoni. Askush nuk e dinte që fëmija problematik i familjes dinte të këndonte, thjesht prindërit po provonin çdo alternativë për ta larguar nga zënkat, nga rruga, sepse siç thotë vetë Valoni ka qenë fëmijë që nuk i prekte librat me dorë. Në klasën e tetë duket se jeta e këngëtarit mori një tjetër drejtim, pasi për herë të parë ai këndoi përpara shkollës së tij. Sakrifica dhe përpjekja e nënës së Valonit duket se e kanë ndryshyr Valonin, i cili nga djali i keq sot njihet si djali i mirë që i këndon dashurisë me përulje.