Vallëzimi më i ëmbël i Ilir Shaqirit është me partneren më të bukur

Për prindin fëmija mbetet gëzimi dhe suksesi më i madh i tij.

Kështu duhet të jetë edhe për balerinin shqiptar, Ilir Shaqiri i cili ka një partnere të pazëvendësueshme në kërcim. Iliri ka ndarë një foto me të bijën, Emily, e cila mbetet shëmbylltyra më e bukur e tij dhe partneres, Emanuela Morini e këtë e dallon fare lehtë në foto.

Tashmë adoleshente ajo ka një përvojë të pasur në modeling që fëmijë dhe rolet e para nuk i kanë munguar. Babi Iliri mbetet mbështetësi dhe fansi më i madh i saj, ndaj në të ardhmen mund të dëgjojmë shumë prej saj./revistawho.com