Vali Korleone mbyllet në psikiatri, prindërit të frikësuar se mos i vriste
Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e tw verwquajturit Princ Vali Corleone. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit, thotë se pas një mosmarrëveshje me prindërit e tij, Vali Corleone është arrestuar nga policia e Kosovës.”Po mund ta konfirmoj se ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Hashani për Express.Sipas tij ende nuk dihet motivi që çoi atë deri tek problemi apo përplasja me prindërit.Sipas policisë, Vali fillimisht është dërguar në psikiatri pasi ka qenë shumë agresiv në momentin e arrestimit, e më pas është dërguar në paraburgim.Gazeta Express nga burime të sigurta pranë familjes së Valit dhe Policisë, ka mësuar se dy prindërit e Valit, R.S. dhe H.S., e kanë denoncuar atë në polici për ngacmim dhe kanosje.Mësohet se Vali për një periudhë ka bashkëjetuar me prindërit e tij e pastaj i ka përzënë nga ata nga shtëpia.Sipas informacioneve efektivët e Policisë kanë shkuar në shtëpinë e Valit për ta shoqëruar për në komisariat për ta marrë në pyetje, por në këtë moment Vali u bë agresiv ndaj policëve, duke refuzuar të shkojë në stacion e duke i kërcënuar policët.