Valeri vaksionohet kundër COVID-19, tregon se a ka reagime nga vaksina
Valer Kolnikaj, shoumeni shqiptar, në të njëjtën kohë është edhe doktor shumë i zoti.
Ai, si pjesa tjetër e mantelbardhëve në Shqipëri, është vaksinuar.
Këtë gjë, Valeri e tregoi përmes një fotografie në Instagram.
Madje, ai bëri edhe një bisedë për Syri.net Kosova, ku tregoi rreth kësaj eksperience.
“Sot mora dozën e parë të vaksinës pFizer kundër Covid-19 dhe ndjehem jashtëzakonisht mirë, vaksinatorja e kishte dorën pupël dhe se ndjeva fare. Asnjë shqetësim nuk kam dhe kështu po ndodh me të gjithë kolegët e bluzave të bardha që u vaksinuan” tha Valeri.
I pyetur për videot që po shpërndahen në rrjetet sociale, ku po shihen reagime të ndryshme nga vaksinat kundër COVID-19, Kolnikaj tha se nuk ndikohet nga videot e tilla.
“Absolutisht që nuk jam person që ndikohet nga videot dhe të thënat e tjerëve. Unë së bashku me çdo kolegë tjetër që kemi qenë në vijë të parë duke iu dhënë ndihmë njerëzve të infektuar e kishim të domosdoshme vaksinimin, pasi, jemi lodhur duke u ngarkuar me virus gjithë kohës, pavarësisht masave që kemi respektuar. Ne që kemi provuar gjendjen e rënduar ja dimë mirë vlerat asaj vaksine, aq më tepër kur është dhe prodhim pFizer” tha Valeri.
Në fund, doktori bëri thirrje që kushdo që ka mundësi të vaksinohet, ta bëj një gjë të tillë.
“E kam provuar vet gjendjen ku nuk ngopesha me frymë për disa ditë, e kam vuajtur vet. Uroj që askush të mos provojë ashtu, le të jenë të paditur dhe të thonë fjalë koti siç ndodh nga që nuk ia kanë idenë” përfundoi Valeri.
© SYRI.net