Valdrin Sahiti: Veshjet e kushtueshme me partneren e jetës nga dimri në verë

Me klas dhe i rafinuar shfaqet stilisti i VIP-ave më të pasur të Kosovës e Shqipërisë, Valdrin Sahiti, i cili u bë i famshëm falë kreativitetit në fushën e modës. Ndër vite e ka identifikuar stilin e tij të veçantë, duke arritur të fitojë popullaritet ndër vite. Valdrini ka punuar me shumë këngëtare të showbiz-it, e më shumë se me të gjitha të tjerat me Leonora Jakupin, këngëtaren që e ka edhe muzë të çdo koleksioni të ri. Edhe jeta private e Valdrinit nuk ka kaluar pa vëmendjen mediatike, duke filluar nga stili personal i veshjeve, dobësimi, por edhe par tnerja shumë sharmante e jetës, Editën. Ndonëse Valdrini punon kryesisht me femra, Edita është pajtuar me këtë fakt, përderisa lidhja e tyre funksionon për mrekulli. E kemi zgjedhur si personazhin e muajit për rubrikën “Me stilin e…” të revistës “Stor y” pasi shpesh me stilin e tij ai i fr ymëzon djemtë.

Nëntor 2014
Këmishë me lule, pantallona të zeza dhe këpucë “casual” janë kombinimi praktik që Valdrin Sahiti ka bërë në këtë veshje. Pardesyja në ngjyrën e lehtë është një thyerje perfekte e seriozitetit të stilit, që e bën Valdrinin të duket shumë shik njëkohësisht.

Shtator 2016
Pantallona të zeza dhe triko me motive, është kombinimi i Valdrin Sahitit në këtë pozë me partneren. Kombinimi që i ka bërë veshjes me atletet sportive është mjaft i përshtatshëm, duke e bërë të duket me stil të rregullt.

Tetor 2016
Pantallona të zeza paksa të shkurtra klasike, të kombinuara me bluzë të zezë dhe këpucët modern, shfaqet Valdrin Sahiti në këto foto me partneren e jetës, Editën. Natyrisht që dhe ajo i është përshtatur bukur me fustanin mëndafsh të zi, duke i bërë të duken vërtet çift simpatik.

Nëntor 2016
Në inagurimin e dyqanit “Altar”, Valdrin Sahiti u fotografua me veshjen e zezë, të kombinuar me xhaketë të kadifenjtë në ngjyrën blu plot finesë. Në këtë foto mund të themi plotësisht të bindur që stilisti Sahiti ka arritur perfeksionin.

Dhjetor 2016
I veshur me të zeza në këtë event ceremonial, Valdrini duket super elegant. Stili i xhaketës është i preferuari i tij, sidomos pjesa e jakës. Edhe në këtë event ai u ka dhënë rëndësi këpucëve, të cilat bien në sy për detajet me aksesorë.

Shkurt 2017
Bezha luksoze dominon në këtë veshje të stilistit më të kërkuar të Kosovës, në kombinimin dimëror. Përshtatja me këmishën e kaltër është një trend interesant i sugjeruar prej tij. Edhe partnerja ka bërë të njëjtin kombinim të ngjyrës bezhë të lehtë me të zezën klas.