Valdrin Sahiti shpall dasmën, stilisti do të celebrohet në SHBA

Stilisti Valdrin Sahiti vendos t’i japë fund beqarisë. Burime të afërta pohojnë se shtatori është pikërisht muaji që Sahiti ka zgjedhur të martohet. Data e saktë ende nuk dihet, por mësohet se dasma do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku duket se çifti ka zgjedhur që gjithçka të bëhet personale. Megjithatë një tjetër lajm që ka fituar vëmendjen e të gjithëve ku thuhet se Edita është në fillimet e shtatzënisë. Kujtojmë që Valdrini dhe Edita janë bashkë prej shumë kohësh.