Valdrin Sahiti porosit qenush për vajzën 1-vjeçare, gruaja e kundërshton hapur

Ka plot studime që thonë, se kur fëmijët rriten me një kafshë në shtëpi dhe kujdesen që në vegjëli për të, tek ta kjo e rrit ndjenjën e përgjegjësisë dhe kujdesit ndaj të tjerëve.

Dhe Valdrin Sahiti, dizajneri i famshëm Kosovar, ka zgjedhur një dhuratë shumë të bukur për 1 vjetorin e lindjes së vajzës së tij Bellës.

Një qenush simpatik për një vjetorin e lindjes është një super dhuratë! Kështu mund të mendojmë NE..

Mirëpo gruaja e tij, Edita Ramadani, nuk e ka të njëjtin mendim me bashkëshortin e saj, derisa Sahiti ka kërkuar edhe ndihmën e ndjekësve të tij për t’i blerë vogëlushes Bella një qenush, dhe këtë e ide e ka hedhur edhe në votim, shkruan Prive.

E nga dhurata që do marrë Bella, mbetet të shohim fjala e kujt ka më shumë peshë në familjen e tyre të vogël, e Editës apo e Valdrinit…