Valdrin Sahiti: I dashuruar me veshjen e Elvana Gjatës në klipin ndërkombëtar, do e shihni me një “jumpsuit” të bardhë dhe…

Është vendosur në tokën e premtuar, aty ku industria e muzikës është një ëndërr për çdo artist. Elvana Gjata prej muajsh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po punon më përkushtim e përpikmëri për të depërtuar dhe spikatur fuqishëm. Fotot e reja që artistja ka realizuar para publikimit të klipit të pare në maj, paralajmërojnë projektin e saj të madh. Sipas mediave këtë projekt ndërkombëtar Elvana po bashkëpunon me fotografen e njohur, Sasha Samsonkva. Detajet e klipit i zbuloi një nga bashkëpunëtoret e Elvanës, artistja e grimit Kathy Jeung, e cila me anë të një postimi të Instagram të një prej fotove të reja të Elvanës, zbuloi sekretin, që ishte pikërisht lajmi se Elvana po përgatit albumin e saj të parë në anglisht. Natyrisht që përveç te huajve, Elvana në krye të bashkëpunëtorëve ka shqiptarë të talentuar dhe profesionistë, mes të cilëve stilistin nga Kosova, Valdrin Sahiti. Pak nga misteri i punës së saj në Los Angeles, e ka zbuluar Sahiti si i ftuar në rubrikën e re “50 pyetje me…” në emisionin “Prive”. Stilisti i njohur njëherësh miku i ngushtë i këngëtares zbuloi diçka nga puna e saj përtej oqeanit. Pyetjes se cili është krijimi i fundit që pëlqen më shumë për momentin Sahitit ai nga atelieja e tij iu përgjigj? “I kam krijuar një “jumpsuit” të bardhë Elvana Gjatës në klipin e saj të parë ndërkombëtaredhe po më pëlqen. Jam në dashuri me atë veshje”. Le shohim se si do të duket Elvana në këngën e re, e para pas klipit të fundit “Lelja” që shënoi dhe shkëputjen e saj nga “Threedots”. Të gjithë fansat e artistes janë në pritje të krijimeve dhe karrierës botërore të këngëtares së rrymës Pop, R&B apo Dance.