Valbona Selimllari tregon historinë: Si mbeta pa kurorë pasi fitova “Miss Albania”
Valbona Selimllari mbetet Missi i preferuar i shqiptarëve, por ajo nuk ka një kurorë që pas marrjes së çmimit në vitin 1991. E ftuar në “Më Lër të Flas”, zbuloi historinë sesi mbeti pa kurorë, e cila u gjet në momentin e fundit për kompeticionin.
“E dini që në “Miss Albania” unë nuk kam kurorë. Jo, sepse kurora ishte prej kauçuku, u gjet në momentin e fundit. Aq e kishte misionin më duket, humbi vetë”, tha Valbona Selimllari.