Valbona Selimllari në ekran me program bamirësie

Të hënë Valbona Selimllari ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku u vendos përballë pyetjeve të fëmijëve. Ish-Miss Shqipëria u tregoi fëmijëve se ajo ka kaluar një fëmijëri shumë të lumtur me lojërat, që në atë kohë ata i shpiknin vetë. Nisur nga një temë e tillë Selimllari zbuloi se fakti që shumë fëmijë nuk kanë mundësi të kenë edhe kushtet më minimale të jetesës e ka bërë atë që të ndërmarrë një nismë dhe të bëjë një program që u dedikohet pikërisht atyre. Bëhet fjalë për një program televiziv që do të quhet “Ma jep dorën” . “Ndihem shumë keq kur shikoj fëmijë që ndihen keq, që nuk kanë kushtet më minimale, që nuk shkollohen”, u shpreh Valbona. Ende nuk dihet se ku do të trasmetohet emisioni i ri i Selimllarit ama me shumë mundësi do të jetë brenda familjes “Klan” duke qenë se prej vitesh Valbona ka një marrëdhënie bashkëpunimi të suksesshme, shkruan Blitz.al.