Valbona Selimllari na prezanton me të bijën, lumë komentesh për Vivin nga VIP-at
Valbona Selimllari edhe pse shumë aktive në media për profesionin e saj, jetën private është përpjekur ta mbajë gjithmonë hermetike. Rrallë e shohim të postojë foto ku të pranishëm të jenë fëmijët e saj. Ndonëse dy djemtë i kemi parë të jenë më shumë protagonistë, ajo është përpjekur që vajzën ta mbajë sa më larg vëmendjes së publikut duke na bërë që ta shohim shumë rrallë. Por një foto e publikuar ditën e sotme nga vetë ajo në ‘Instagram’ ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Vivien, tashmë një vajzë e rritur, është shndërruar në shoqen më të mirë të së ëmës. Me flokët gërshet dhe faqet e mbushura vogëlushja është bërë një kopje e nënës së saj, shkruan Who. Por kaq ka mjaftuar për të vërshuar një lumë komentesh nga personazhet VIP, mes të cilëve edhe Robert Aliaj. Ata e komplimentojnë vajzën e Valbonës, ndërsa i drejtohen me përkëdheli “Vivi”./Story.al