Valbona Selimllari i përgjigjet Ina Kollçakut: “Nuk ka respekt dhe është me komplekse”
Pas eliminimit nga “DWTS” Ina Kollçaku deklaroi se Valbona nuk e ka pëlqyer atë që në fillim të spektaklit dhe këtë gjë e ka vënë re edhe nga shikimet që i ka bërë kur shkëmbeheshin nëpër korridoret e Top Channel.
Madje gjatë një puntate të spektaklit Valbona dhe Ina debatuan me tone të larta.
Ditën e sotme në “Fan Club” ka folur edhe Selimllari e cila u shpreh se nuk ka as kohë as nerva të merret një njeri që as nuk e njeh si Ina.
“Unë nuk harxhoj as kohën as nervat me një njeri që as nuk e njoh as nuk më intereson. Por, si nënë, si grua, si një njeri që kam një botë të madhe dua që dikujt t’i flas për mirë.
Kam një eksperiencë jetë gati gjysmë shekulli. Dhe ajo as nuk e percepton se kur të shkojë ajo sa unë do të kuptojë. Ajo thotë unë jam në mbrojtje të grave dhe gjëja e parë që bën është fyen një grua. Që isha unë. Por, unë jam prap e qetë.
Unë e nisa debatin jo për të fyer Inën, por për ta mbrojtur. Doja t’i thoja që ky debat nuk të takon ty, por partnerin tënd. Me çfarë guximi ajo mua më ndërpret fjalën?! Do të thotë që nuk ka respekt dhe është me komplekse.
T’i thuash dikujt prit ta mbaroj unë, nuk ka asgjë të keqe. Unë nuk shoh shtrembër ata që kam inat, jo ata që as nuk i njoh. Ajo nuk ka bërë debat me mua, ajo ka bërë debat me veten. Ajo tregon veten e saj”, u shpreh Valbona.
Bordo