Valbona Selimllari fut vajzën në botën e televizionit, shfaqet për herë të parë në emisionin për fëmijë
Valbona Selimllari është munduar që jetën e saj private ta mbajë sa më larg vëmendjes mediatike, pavarësisht se kureshtja e publikut është shumë e madhe. Daljet e saj publike me familjen janë të rralla dhe sidomos fëmijët nuk ka preferuar t’i ekspozojë shumë.
Ajo ka treguar se kur të vijë koha e duhur do t’i lejojë fëmijët të vendosin vetë nëse duan të bëhen të njohur. Në fakt duket se vogëlushja Vivien ka filluar ta marrë këtë rrugë dhe shumë shpejt mund të bëhet po aq e famshme sa mami Valbona.
Ditën e sotme Vivien është shfaqur për herë të parë në ekran, si pjesë e një prej emisioneve më të ndjekur për fëmijë, ‘Në kurthin e Piter Pan’, shkruan Who. E veshur me një fustan të kuq, e vogla e Valbona Selimllarit ngjasonte si një zonjushë e vogël. Përveçse ka një ngjashmëri shumë të madhe në tipare me nënën e saj, Vivien dukej se kishte pothuajse të njëjtin qëndrim në ekran si ish-Miss-i.