Valbona Selimllari me dy “truproja” në krah, shikoni sa janë rritur djemtë e miss-it të ’90-ës

Valbona-Selimllari-2

Ka qenë gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës së private, fakt për të cilin ka folur edhe në intervista të ndryshme mediatike. Por tashmë Miss-i i parë shqiptar në vitet ’90-të, Valbona Selimllari ka vendosur t’i ekspozojë më tepër fëmijët e saj, e sidomos djemtë. Ajo ka filluar i merr me vete, si shoqëruesit më simpatikë të mundshëm në eventet ku i duhet të shkojë. Edhe në 1 vjetorin e restorantit “Umami”, në eventin e organizuar nga masterchefi i njohur, Renato Mekolli, Valbona ishte me “truprojat” e saj, pra dy djemtë simpatikë. Nuk do e besoni sa janë rritur djemtë e Selimllarit, të cilët mesa duket i ka ndihmuar edhe futbolli të zgjaten më shpejt.