Valbona Mema kujton bashkëshortin e ndjerë, zgjedh fjalë prekëse për babain e fëmijëve

Këngëtarja Valbona Mema ka shkruar emrin në historinë e muzikës popullore qytetare. Këngët e saj janë të njohura nga të gjithë, po ashtu edhe zëri i veçantë. Dita e sotme është shumë e trishtë për këngëtaren e njohur, pasi bashkëshorti i saj që nuk jeton më ka ditëlindjen. Ai është ndarë nga jeta prej vitesh duke lënë pas një dhembje të madhe për Valbonën, e cila gjithmonë e kujton, shkruan Ëho. Me anë të një postimi në InstaStory ditën e sotme ajo i ka dedikuar disa fjalë prekëse atij duke kujtuar ditëlindjen. “Sot ditëlindja jote dashuria e jetës sime, babai i fëmijëve të mi. I paharruar kujtimi për ty, shpirti i shpirtit tim”, ka shkruar Valbona krahas fotos së të ndjerit.