“Vaksina është gjetur, fshihet që të pasurit të bëhen më të pasur”- Instagram censuron videon e Madonnës për dezinformacion
Ylli i popit Madonna është censuruar nga Instagram, pasi publikoi një video për koronavirusin.
Në postimin e saj, këngëtarja pretendoi se tashmë është gjetur një vaksinë për COVID-19, por që është fshehur për të lënë të pasurit që të pasurohen akoma më shumë.
Instagram censuroi videon duke shkruar: “Informacion i rremë.”
Gjithashtu rrjeti social, drejtoi përdoruesit e Instagram drejt një faqeje ku vihej në dukej se nuk është zbuluar një vaksinë për koronavirusin.
Më pas video u fshi nga faqja zyrtare e këngëtares, pasi shumë fansa reaguan keq ndaj postimit të saj.
Mes tyre ishte edhe ylli i popit, Annie Lennox e cila komentoi: “Kjo është çmenduri totale. Nuk mund ta besoj që po mbështet këtë teori të rrezikshme. Shpresoj që faqja jote të jetë hakuar dhe të jepni një shpjegim.”
/Panoramaplus.al