“Vajzë si ajo …”- Stresi e thotë troç, konfirmon ndarjen nga Kejsi! Zbulon a ka femër tjetër në jetën e tij

Marrëdhënia e tyre është shoqëruar me ulje e ngritje përgjatë viteve, por duket se gjithçka ka marrë fund me çiftit të njohur, Stresit dhe Kejsit.

Lajmin e konfirmoi vetë reperi, i cili gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit tregoi se është ndarë nga ish-bashkëshortja e tij.

Ajo u shpreh se “vajzë më të mirë se ish-partnerja e tij s’do gjejë më”, por për të jeta vazhdon.

“Po ua shpjegoj njëherë e mirë të gjithëve që me zor e prisni këtë lajm. Vajzë më të mirë dhe familje më të mirë se e saj sot e 1000 vjet nuk gjej më, por jeta kështu është nuk mbaron këtu, vazhdon kështu që boll me këto pyetje. Nuk jemi më bashkë”– iu përgjigj Stresi, ndjekësve të tij, të cilët e pyetën “se si është Kejsi”.

Ndërsa fansa të tjerë kanë qenë kurioz të dinë nëse ka një femër tjetër në jetën e tij.

“Me Zotin dhe nënën çmendurisht”– shkroi reperi, duke lënë të nënkuptohet se është single.

Stresi vazhdon të jetë në arrati në Londër pasi u shpall në kërkim nga policia shqiptare për pjesëmarrje në protestën e dhunshme që u organizua pas vrasjes së Klodian Rashës.

Ndërkohë ish-partnerja e tij jeton me familjen e saj në Kanada.

/Panoramaplus.al