Vajzë e pafat? Ja çfarë i ka ndodhur Xhesika Berberit!

Modelja e famshme shqiptare Xhesika Berberi, do të udhëtonte për diku po fatkeqësisht fluturimin e humbi. Berberi e cila jeton në Shtetet e Bashkuara, nuk ka arritur në kohë për fluturimin e saj dhe aeroplani është nisur drejt destinacionit pa të. Ajo ka publikuar në Instagramin e saj imazhet nga aeroporti, ku përpiqet të arrijë në kohë për fluturimin. Megjithatë, ajo nuk ishte krejtësisht e pafat sepse kompania e fluturimeve rezervoi një tjetër fluturim për të. “E humba fluturimin por meqë jam vajzë kaq e ëmbël, ata e ma rezervuan edhe një”, ka shkruar në Instagram Xhesika, sipas Prive.