Vajzë apo djalë, çifti i Përputhen në pritje të fëmijës së parë?
Dyshja Atdheu dhe Sara janë duke vazhduar njohjen jashtë programit.
Ata kanë vendosur ta bëjnë rrjetin lëmsh më anë të provokimeve që i bëjnë në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.
Ishte Sara ajo e cila ndau një imazh me Atdheun i cili i kishte vendosur dorën në bark.
“A do jet goce apo cun” ishte komenti i tij me të cilin ngjalli dyshime ku mbase Sara është në pritje të ëmbël.