Aktori i njohur izraelit gjendet i pajetë në plazhin e Tel Avivit!
Aktori izraelit, Alon Aboutboul, ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare dhe trupi i tij i pajetë u gjet në plazhin HaBonim në Izraelin verior. Alon luajti rolin e Dr. Pavel në “The Dark Knight Rises”, filmi i fundit i Christopher Nolan për Batmanin. Së fundmi, ai po notonte në plazhin HaBonim në Tel Aviv kur…
“Kozeta kishte lidhje edhe me shumë të tjerë”, nëna e Ilirjan Selmanit mohon akuzat për të birin: Djali im nuk është vrasës
Sanie Selman, nëna e Ilirjan Selmanit 31-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Kozeta Teços në Pogradec ka mohuar kategorikisht përfshirjen e të birit në këtë ngjarje të rëndë, duke e konsideruar të pamundur që ai të ketë kryer një krim të tillë. Në një deklaratë emocionale jashtë kamerave, ajo ka shprehur tronditjen për situatën dhe…
Burime të besueshme të Sinjalit mësojnë se sot, më 22 korrik 2025, janë arrestuar Meriton Mjekiqi dhe Rinor Mjekiqi, lidhur me një rast të lëndimit të rëndë trupor, që dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025. Sipas informatave që posedon Sinjali, të dyshuarit ishin në arrati prej datës së incidentit, por janë paraqitur sot…
Vajzat VIP që duken njësoj, si u transformuan në sajë të bisturisë
Fakti se shumë njerëz kërkojnë të bëjnë ndërhyrje në pamjen e tyre të jashtme nuk përbën më ndonjë risi dhe as nuk është diçka që e diskutojmë për herë të parë. Por fakti se një ‘sëmundje’ e tillë është tepër e përhapur këtë dekadën e fundit, përbën një problem të thellë në shoqërinë tonë. Shembulli që ne marrim në jetën tonë të përditshme, të paktën shumica prej nesh, janë personazhet e njohur, të ashtuquajturit persona VIP. Ky ‘model’ i yni merret jo vetëm në veshje dhe në stilin që ata kanë, por, gjithashtu, edhe në pamjen e tyre, shkruan Bluetooth. Nuk mund të themi se janë të pakta tendencat e tyre për t’u deformuar, një mundësi e artë kjo për kirurgët plastikë në vend. Tendenca e cila është bërë virale në gjithë botën nuk kishte se si të mos përfshinte edhe vendin tonë të vogël. Janë vetë VIP-at tanë ata që nuk mundën t’i rezistojnë tundimit të injektimit të gjilpërës në buzë, të ashtuquajturën lipfiller, apo në mollëza apo edhe në sy, pa harruar zvogëlimin e hundës dhe heqjen totale të rrudhave duke bërë ‘ngrirjen’ e lëkurës. Pra me pak fjalë, duke përjashtuar rastet kur një ndërhyrje në fytyrë ka qenë e nevojshme edhe nga ana estetike, të tjerat mund të themi pa pikë dyshimi se i kanë kthyer VIP-at tanë në kopje të njëri-tjetrit duke pasur frikë t’i identifikojmë. Duke qenë se fryrjet bëhen nga të gjitha anët e pjesët e trupit, duke u kthyer kështu në një kukull Barbie plastike pa asnjë lloj mimike në fytyrë apo shprehjeje që të të identifikojë nga të tjerët. Pra, “e dashur gjilpërë dhe bisturi”… nga t’ia fillojmë më parë me VIP-at tanë shqiptarë për të nisur listën e gjatë të atyre që kanë ndryshuar rrënjësisht dhe nuk kanë dashur asnjëherë që ta pranojnë një gjë të tillë. Më poshtë do t’ju listojmë disa prej tyre duke përfshirë edhe vetë fotot e tyre të krahasuara me ato të disa viteve më parë do të nxjerrin në pah atë që vetë VIP-at mundohen ta mohojnë, edhe pse duhet të theksojmë se disa prej tyre e kanë pranuar publikisht ndërhyrjet e bëra në fytyrën e tyre. Përmendim këtu aktoren Anais Lika për ndërhyrjen e bërë në buzë apo ish-banoren e ‘Big Brother 9’, Xhensila Pere, për ndërhyrjen e bërë në hundë, apo edhe ish-banoren tjetër të ‘Big Brother’, Françeska Jaçe, për ndërhyrjen e bërë në hundë. Gjithashtu edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka pranuar se bën ndërhyrje në mjekër për ta shtuar atë, gjithashtu, ka pranuar se para dy vitesh bëri ndërhyrje në gjoks për ta zvogëluar atë. Pra, përveç VIP-ave ‘që fshihen’ kemi edhe nga ata që s’e kanë problem ta pranojnë. Ja disa prej atyre që kanë ndryshuar ‘look’ tërësisht me ndërhyrjet e bëra këto vite.