“Vajzat shqiptare kanë jetë paralele, sakrifikojnë për gjëra të lira”, Krist Aliaj ka ende për të thënë
Krist Aliaj prej vitesh jeton në Beligjikë me familjen e tij, por së fundmi është kthyer për të gjetur dashurinë e jetës në emisionin e njohjeve “Love Story”.
Djali i Robert Aliajt gjatë një interviste në “Station” tregoi se çfarë pëlqen dhe nuk pëlqen tek femrat shqiptare. Ai u shpreh se ato sakrifikojnë në një marrëdhënie dhe kjo është gjë e mirë.
Por shtoi se kjo ka një aspekt negativ, sepse sakrificën e bëjnë për gjëra të gabuara. Krist Aliaj theksoi se “në Shqipëri femrat jetojnë dy jetë paralele dhe kjo është shumë e frikshme”.
“Pyes veten gjithmonë se si më duken femrat shqiptare dhe e kam një përgjigje. Femra shqiptare bën sakrificë për ty nëse të ka qejf, të ketë interes, sado i gabuar të jetë”.
“Sakrifikon kohën, mendimet, familjen për ty. Femrat andej janë më të përmbajtura. Kjo më pëlqen. Por kanë një aspekt negativ kjo që sakrifikohet për gjëra të gabuara, për gjëra shumë cheap, për këtë më vjen keq”.
“Në Shqipëri po flas me një femër dhe nuk e di me të vërtet se çfarë lloj femre kam, çfarë kërkese ka se mua më prezantohet si qenie komplet ndryshe, ndërsa realisht është ndryshe. Kjo më frikëson tek femrat shqiptare në përgjithësi, dy jetët paralele që jetojnë”.
“Nuk e kuptoj si ato vetë e bëjnë atë lloj jete dhe unë që duhet ta dëgjoj, është keq. Por ato vetë si jetojnë me të tilla mendime, është e çuditshme”, rrëfeu ai. (Burimi: Xing)