Vajzat e showbiz-it na tregojnë aksesorin më stil të kësaj vere!
Syzet janë një ndër aksesorët më të preferuar të verës, pavarësisht moshës, stilit, gjinisë. Trendet e tyre janë në ndryshim të vazhueshëm dhe mes shumëllojshmërisë, shpeshherë zgjedhja është mëse e vështirë. Mes gjithë modeleve që na ka “prezantuar” vera e këtij viti, kush janë syzet më stil?
Përgjigjen na e kënë dhënë disa nga vajzat e njohura shqiptare, të cilat kanë rënë në një mendje për syzet më “IN” të këtij sezoni. Bëhet fjalë për syzvet e diellit “të ekzagjeruara”. Që do të thotë me ngjyra të ndezura, forma të çuditshme dhe shumë të mëdha, duke mbuluar pothuajse gjysmën e fytyrës. Madje në shikim të parë, ky model të krijon idenë e syzeve nënujore të notimit.
Por vajzat tona kanë ditur t’i kthejnë ato në të një trend shumë “cool” duke i kombinuar me veshjet e tyre. Duke nisur nga videoklipet, daljet skenike, apo edhe gjatë përditshmërisë, ne ju sjellim më poshtë kombinimet që vajzat e showbiz-it kanë bërë me syzet trend të verës 2019.
Elvana Gjata – Në koncertin e Digitalb në sheshin “Skëndërbej”
Luana Vjollca – Në videoklipin e këngës “Yalla Habibi”
Tayna
Kejvina Kthella
Rina Balaj
Vajzat tona ia kanë arritur të duken shumë stil dhe të tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Kështu që tani e ke një ide të qartë se cilat janë syzet që ju mungojnë për këtë sezon./News31