Vajzat e njohura sjellin Vitin e Ri, luftë për veshjen më seksi


Disa nga vajzat më seksi të ekranit janë pjesë e spektakleve të tyre, apo të ftuara në programe të njohura në televizion, gjatë mbrëmjes së 30 dhjetorit, dhe natës së ndërrimit të viteve sot. Ilda Bejleri është shfaqur me të kuqe në një spot televiziv, ndërkohë garë të vërtetë kanë bërë mes njëra-tjetrës mbërmje, Luana Vjollca dhe Oriola Marashi. Në programin e saj “Shiko kush luan”, Vjollca kishte veshur një fustan të kuq të shkurtër, ndërsa Oriola Marashi e ftuar në “Xing me Ermalin”, ishte veshur kokë e këmbë me të kuqe. Ndërkohë gara sot është mes Olta Gixharit dhe Marina Vjollcës. Aktorja ka veshur një fustan blu festiv e ftuar në spektaklin e humorit “Portokalli”, ndërsa Marina Vjollva në “C’est la vie”, ka veshur një fustan nude. Mister mbetet veshja e Xhemi Shehut, të cilën pritet ta shohim gjatë spektaklit në “Top Channel”.