Vajzat e famshme këtë herë na japin një ide stili për Halloween-in 2020

Kur vjen puna tek tendencat e fundit, sado të zakonshme ose jo qofshin ato, janë të parat vajzat e famshme ato që sjellin në vëmendje atë çka pritet ta shohim kudo. Modeli i fundit i flokëve i sugjeruar nga vajzat më me emër të showbizit – gjithsesi – mund të jetë një ide për Halloween-in këtë vit.

Për shembull, në një nga setet e fundit fototgrafike të realizuara nga Kida, këngëtarja shihet me me flokët e stiluara në gërsheta të hollë, të ngritura lartë në formë gjarpërinjsh. Një imazh pak a shumë i ngjashëm me atë të Meduzës, që nuk ka ardhur si zgjedhje vetëm e Kidës.

Agnesa Vuthaj ka preferuar një model pak a shumë të njejtë, duke u shfaqur me gërsheta të mëdhenj, të kapur lart në formë rrathësh. Për Agnesën, nuk ka vend të theksosh krahasimin, pasi ajo vetë ka shkruar: “M E D U S A”!

Ndërsa, Dafina Zeqirin do ta shohim në klipin e ri me të nejtin koncept, ndonëse të ardhur ndryshe. Për “Zili Zili”, Duffye ka preferuar të shtojë edhe rrathët me zinxhirë në modelin e flokëve, duke bërë diferencën më këtë lloj aksesori.

Tani që e morët një ide nga vajzat e famshme, e bëtë zgjedhjen tuaj për 31 tetor? /News31