“Vajzat e Big Brother, skandaloze!”/ Sevim Arbana: Kemi luftuar për barazinë, por këto e paskan kuptuar gabim!

Sevim Arbana, aktiviste për të drejtat e njeriut, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u fol për fenomenin “Big Brother Vip”. 

Arbana u fokusua te gratë që marrin pjesë në këtë format dhe deklaroi se ato janë “skandaloze”.

“Këto epitete i degjeneruar, janë të tejkaluara. Por, është një program bosh, që edhe në botë, nuk ka patur audienca të mëdha. Bota është e zhvilluar. E shikonte ajo pjesë e popullit që e quajmë turma.

Vjet më intrigoi kjo Big Brother VIP. Kjo shoqëri pret të shohë VIP-a. Nuk dua të flas shumë për reality shown, por për vipërinë femërore. Pritshmëritë e mia për vajzat aty, ishin krejt të tjera.

Zhgënjimi për gjininë këtu është shumë më i madh. Meshkujt atje janë më mirë, sesa femrat. Vajzat janë skandaloze, në gjuhën e tyre.

Ne feministet që kemi luftuar për barazinë, themi vallë barazia është kuptuar në këtë mënyrë?”, deklaroi aktivistja.