Vajza tetë muajshe e Olta Bokës feston me Abetare si gjyshi gjuhëtar

8 muaj kaluan pa u ndjerë dhe kështu Gaia është rritur e po bëhet gati që shpejt të hedhë hapat e parë e të mësojë fjalët e para.

“8 mujorin e festuam me tortën më speciale, në nder të njërit prej autorëve të abetares, të cilin Gaia ka fatin ta ketë gjysh”, ka shkruar Olta Boka krah pamjeve të tortës ku është improvizuar libri i abetares.

Me siguri ky fakt do ta drejtojë Gaian përgjatë gjithë kohës kur të rritet, ndonëse mami Olta padyshim do e lejojë të zgjedhë vetë profesionin apo ëndrrat që e vogla e saj do të ndjekë.

Olta është nusja e Shezai Rrokajt, ish-deputet dhe gjuhëtar e pedagog në Universitetin e Tiranës./revistawho.com