Vajza rrëfen si e përdhunoi Chris Brown në Paris: “Zgjati 25 deri 30 minuta”

Chris Brown u lirua pas akuzave se kishte përdhunuar një 24-vjeçare në Paris, të cilat këngëtari i mohoi plotësisht. Tashmë vajza që akuzon këngëtarin ka rrëfyer të gjitha detajet e këtij përdhunimi sipas saj.

Ajo thotë se është përdhunuar nga Brown në mbrëmjen e 15 janarit, në një hotel në kryeqytetin francez. Në një intervistë me revistën franceze “Closer”, ajo tha se e takoi këngëtarin përmes një mikeshe, që punonte në një klub nate në “Champs Elysee”. “Shoqja më pyeti nëse doja që ta takoja Chris Broën dhe unë i thashë ‘po’. Ajo më la një takim me reperin në hotelin ‘Mandarin Oriental’, ku e gjeta veten mes miqve të tij dhe vajzave të tjera. Pasi shkuam ta merrnim te suita e tij, shkruam në një klub nate. Çdo gjë ishte në rregull. Rreth orës 04:00 ata vendosën që të ktheheshin në hotel, por unë doja të shkoja në shtëpi. Një prej punonjësve të këngëtarit më kapi nga krahu dhe më urdhëroi të shkoja me to.

Ai më gjeti vend në makinën e këngëtarit, ku ishte dhe një vajzë tjetër. Pasi hymë në suitën e tij kishte kokainë dhe kanabis, kishte rreth 15 vajza të tjera dhe miq të Chris. Muzika ishte e lartë, njerëzit hynin e dilnin. Ishte kaos”, tregon 24-vjeçarja, shkruan Iconstyle. Ajo vazhdon më tej duke treguar momentin e përdhunimit: “Unë shkova në banjë, Chris Broën më ndoqi dhe më kapi nga krahu. Ai më futi në një dhomë ku mbaheshin rrobat dhe mbylli derën. Zgjati 25 deri 30 minuta. Është e vështirë për mua ta tregoj me detaje se çfarë më bëri, por ishte brutale dhe e dhunshme. Ai më kërcënonte dhe ishte agresiv. Kisha frikë. Sapo përfundoi, hapi derën. I thashë se dua të marr celularin e të shkoj në shtëpi. Në ato momente ai i tha një prej miqve të tij. Dhe ai më mbylli në dhomë dhe abuzoi po ashtu me mua”.

Kur u pyet sesi arriti të shpëtonte, ajo tha se nisi të qante dhe iu lut rojeve të sigurisë ta linin të shkonte pasi kishte mësim. /Burimi: Daily Mail