Vajza që i ngriti kurth në Instagram trafikantit shqiptar të drogës

Një 37-vjeçar shqiptar i arrestuar nga autoritetet britanike në kuadër të një operacioni të koduar në shqip “Kulmi” u ekstradua në Itali. Shqiptari me iniciale H.E. ishte pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ai u arrestua në aeroportin “Heathroë” të Londrës më 3 shtator ndërsa mbërriti në aeroportin Fiumicino pasditen e së enjtes.

Sipas medieve italiane, për arrestimin e shqiptarit u përdor një metodë e veçantë. Agjentët italianë përdorën një llogari false të një femre shqiptare në Instagram që e kontaktoi 37-vjeçarin në adresë me emër tjetër që ai mbante të hapur. Ai ra në kurth pasi pranoi të takohej me vajzën dhe agjentët i vunë prangat.

Arrestimi u bë falë aktivizimit të rrjetit evropian kushtuar kërkimit dhe kapjes së të arratisurve ndërkombëtarë (ENFAST), në të cilin Italia merr pjesë përmes Shërbimit Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Policor. Në të njëjtin operacion ranë në pranga 37 persona në qershor të këtij viti. ©LAPSI.al