Vajza, merrni gërshërët. Është koha për një bob

Kot nuk thonë flokët janë gjysma e bukurisë së një vajze. Por ndonjëherë janë edhe kaq të lodhshme për t’i mbajtur mirë, sidomos kur janë të gjata. Prandaj vajzat e njohura e gjejnë gjithmonë zgjidhjen dhe i fusin gërshërën flokëve të tyre. Modeli i flokëve bob është rikthyer sërish në trend këtë hyrje pranvere.

Dhurata Dora, Rina, Tayna, Ronela Hajati janë disa nga vajzat që kohët e fundit janë shfaqur me flokë të shkurtra deri tek supet, ose edhe më shkurt. Duke qenë se shpesh vendosin paruke, për Taynën dhe Ronelën nuk jemi të sigurt nëse këto janë flokët e tyre të vërtetë, por vajzat duket se po ndjekin modën, qoftë edhe duke vënë paruke.

Këtij trendi nuk i kanë shpëtuar as vajzat e “Përputhen”, si Tea, Jasmina e Sara, të cilat kanë bërë goxha ndryshim në pamje falë këtij modeli flokësh.