Vajza e Valbona Selimllarit feston ditëlindjen, miss-i pozon e rrethuar nga tre fëmijët

Miss-i i parë shqiptar, Valbona Selimllari shfaqet për herë të parë në një foto me të tre fëmijët, dy djemtë dhe vajzën. Vajza e saj e vogël, Vivi, ka festuar ditëlindjen dhe Valbona i kishte organizuar një festë të madhe. Festa u organizua në shtëpinë e tyre me pishinë, ku ishin të ftuar shokët e fëmijëve. Në njërën prej fotove, Valbona shihet duke pozuar pranë vajzës dhe dy djemve, të cilët tashmë janë rritur duke u bërë dy djaloshë vërtet simpatikë.