Vajza e shoferit që mashtroi pasanikët e Nju Jorkut martohet në burg

Ana Sorokin, 28-vjeçarja që mashtroi stilistët, bankierët e hotelet e luksit në Manhatan, duke u hequr si trashëgimtare gjermane, ka gjetur dashurinë në burg.

Ajo mori vëmendjen e mediave pak më parë, kur shtirej si trashëgimtare gjermane me 60 milionë pasuri në Europë, duke përfituar kështu qëndrime në hotelet më të shtrenjta, foto me stilistë të njohur e qëndrime në hotele luksi.

Pushimet luksoze, rrobat e stilistëve dhe restorantet e shtresave të larta i përkasin të shkuarës, por mashtruesja tani pret të bëjë deri në 15 vite burg.

Ajo ka firmosur gjithashtu që jeta e saj të bëhet libër dhe film në Netflix. Dhe kontratën për librin e firmosi një prej personave që ishte mashtruar prej saj.

V-2

Rejçëll Uilliams, Redaktorja e fotove të Vanity Fair, ishte shoqja e ngushtë e “pasanikes” Ana në Nju Jork. Ajo thotë që dilnin nëpër restorante e hotele të shtrenjta, dhe Ana e ftoi për pushime luksoze në Marakesh. Atje shpenzonin shumë, por në fund Ana gjente një justifikim për të mos paguar, dhe Rejçell Uilliams përfundoi duke paguar një faturë prej 60 mijë dollarësh.

V-3

“Të gjithë kemi brenda vetes nga një pjesë si Ana”, tha avokati i saj. “Ajo krijoi një jetë që donte ta kishte. Nuk priti t’i vinin mundësitë, por i krijoi vetë. Nuk mund të quhet mashtrim, sepse pasi të merrte fondet e të kishte sukses me planet e saj, Ana do t’i paguante të gjithë. Ajo thjesht i bëri njerëzit të besonin atë që kishin dëshirë të besonin”.

V-4

Historinë e Anës në Netflix do ta kthejë në film Shonda Rhimes, autorja e “Grey’s Anatomy” dhe “Scandal”.

V-5

Ajo u shpall fajtore në gjykatë për mashtrimin e hoteleve luksoze, restoranteve, kompanive që ofronin fluturime private, dhe bankave, për një dëm prej rreth 200 mijë dollarësh.

V-6

Edhe në gjyq dukej sikur vazhdonte rolin e Anës, pasi vazhdonte të shfaqej me veshje të shtrenjta stilistësh të famshëm.

V-7

Ajo madje u kritikua për veshjen në gjyq, që nuk ishte modeste.

V-8

Rejçëll Uilliams nuk do t’i marrë 60 mijë dollarët, por ka firmosur për një libër dhe për filmin në Netfliks.

V-9

Prokurorët përmendën se si Ana ishte angazhuar plotësisht me mashtrimin, duke krijuar llogari të rreme bankare, dokumente të rreme, etj.

V-10

Sado që gjykata e shpall fajtore, ajo mund të quhet një viktimë e epokës së Instagramit, që gjithashtu vërtetoi se gjërat sipërfaqësore, si veshjet prej stilistësh dhe sjellja prej pasanikeje, është ajo që vazhdon të të hapë dyert në shoqërinë e lartë.

V-11

Ana është në fakt vajza e një shoferi kamioni, emigrant rus në Gjermani. Që aty ajo kishte udhëtuar në Paris, ku kishte fituar një vend si stazhiere në revistën “Purple”, post që e kishte përdorur për t’u katapultuar në Nju Jork, në vitin 2014, e veshur me rroba “Gucci” dhe “Yves Saint Lorent”, ku arriti të jetojë në hotele luksoze e të dalë me shoqërinë më të lartë për shumë kohë.

V-12

Ana Sorokin me Giudo Cacciatori, Gro Curtis dhe Giorgia Tordini te “Tumblr Fashion Honor” e vitit 2014, duke u hequr si trashëgimtare gjermane.

Top Channel