Vajza e Sabianit prezanton nënën, plasin komentet

Keisi Medini, vajza këngëtare dhe modele e Sabianit ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet e përqafuar me një bionde simpatike. “Babymama”, shkruan ajo poshtë fotos që nënkupton se sapo ka prezantuar nënën e saj, që ndryshe nga babai, nuk njihet në publik. Kaq u desh dhe ndjekësit kanë vërshuar me komente ku me pak fjalë nëna duket me e mirë se bija. Ajo i ka lënë të gjithë të komentojnë pa e vrarë mendjen. Kujtojmë që Keisi i ka prindërit të ndarë, por kjo s’ka ndikuar aspak në rritjen e saj e lumtur me kujdesin dhe dashurinë e të dy prindërve. /Story.al/