Vajza e Robert Ndrenikës për Teatrin: “Oligarki financiare, një bandë e obsesuar me qendrën e Tiranës që shkatërron pa princip!”

Lidhur me shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar ka reaguar edhe Diana Ndrenika. Vajza e aktorit Robert Ndrenika është shprehur ashpër në një status në Facebook mbi vendimin e qeverisë.

Diana ka theksuar se është “një bandë e obsesuar me qendrën e Tiranës”, për të vjedhur pa princip. Ajo është shprehur gjithashtu se është e dhimbshme që gjatë diktaturës komuniste arti mori zhvillim, ndërsa sot, në “demokracinë e pretenduar”, ndodh e kundërta.

“Ajo çka e bën më të dhimbshme shkaterrimin e TK eshte fakti se ne diktaturen totalitare komuniste u jepej përparësi artit, teatrit, kinematografise etj. Ishte pikerisht atehere qe Teatri Kombetar mori zhvillim duke arritur kulme cilesore.

Sot ne demokracine e pretenduar (që aq shume kishim ëndërruar) ose diktaturen hibride ku po jetojmë merr perparesi biznesi i ndertimit që në menyre makuteske (ëith unlimitedet greed) drejton qytetin e vendin në menyre te drejperdrejte.

Oligarki financiare pa perfaqesim. Nje bande qe e obsesuar pas truallit te qendres se Tiranës vjedh e shkaterron pa asnje princip” shkruan Diana.

Burimi: Shqiptarja.com