Vajza e Robert Berishës dhe Nora Istrefit 3 vjeçe, brenda festës që s’duhet humbur

 

Çifti i njohur i këngëtarëve Nora Istrefi dhe bashkëshorti i saj Robert Berisha organizuan nëj festë të vërtetë për 3-vjetorin e vajzës, Renee. Prindërit e saj janë kujdesur që ditëlindjen e së bijës ta bëjnë sa më përrallore duke organizuar një festë të mrekullueshme në qendrën e fëmijëve “Jetë o Jetë”, në “Marigona Residence”. Ky është viti i dytë me rradhë që Renee feston ditëlindjen në “Jetë o Jetë”, ku stafi i qendrës përkujdeset që organizimi të shkojë në mënyrë perfekte, sipas Kosovarja. Në dekorimin e ëmbël të festës, çdo detaj dukej në perfeksion.