Vajza më e pasur në Kosovë, Morena Taraku zbulon një kënd nga shtëpia luksoze
Klipin e ri e përfundoi e tani, ndaj është koha për t’u relaksuar. Modelja e këngëtarja e famshme nga Kosova, Morena Taraku, sapo ka përfunduar xhirimet e klipit të ri të këngës “Femrat” në Turqi, në bashkëpunim me DJ Pm dhe DJ Dagz. Taraku siç merr vesh Prive, ka vendosur që nga Prishtina të zhvendoset në Turqi për të jetuar, ndërsa në Instagram si asnjëherë e ka prezantuar një pjesë të shtëpisë së saj luksoze. Këngëtarja shfaqet duke u relaksuar në ambientin e shtëpisw, e pranë ka një kuzhinë e cila është ndër më modernet që mund të shohim së fundmi.