Vajza e njohur shqiptare që thotë se do të ndajë Luizin me Kiarën!
Lidhjen e tyre të dashurisë që lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito e kurorëzuan me martesë në fundin e programit të famshëm. Megjithatë, shpejtësia me të cilën ndodhi gjithcka ka bërë që këtë martesë që nga fillimi ta rrethojnë sa admirimi, aq edhe skepticizmi.
Shumë njerëz e kanë mbështetur historinë e këngëtarit me moderatoren. Megjithatë ka dhe nga ata që nuk besojnë në vërtetësinë e saj. Pjesë e rëndësishmë e këtyre diskutimeve është bërë dhe mungesa e familjarëve të Luizit në ceremoninë e martesës me Kiarën, që ka ngritur pikëpyetje serioze mbi marrëdhënien mes tyre.
Një personazh interesant, ka ndërhyrë sakaq me një deklaratë mjaft të cuditeshme. Bëhet fjalë për Kiçen, një nga figurat më ‘In’ të rrjetit, e pagëzuar madje si Mbretëresha e Instagramit.Edhe pse së fundmi ka rënë në qetësi dhe daljet e saj televizive janë rralluar, Kicja ka marrë vëmendjen me çiftin më të përfolur të momentit, Luiz dhe Kiara.
“Një deklaratë e fortë. Luizi dhe Kiara do të jenë bashkë derisa unë t’i gjej anën Luit”, ka shkruar ajo.
Bordo