“Vajza e Nigda Dako dhe Alban Dudushi”, Bieta prezanton Joelle në “Ftesë në 5”
Në studion e “Ftesë në 5”, Bieta Sulo ka mirëpritur sot vajzën e Alban Dudushit, Joell Dudushi.
Pjesëmarrëse në një film me 8 episode, i quajtur “Katrori i pushtetit”, Joell ka aktruar në rolin e një adoleshenteje.
Ajo ka pohuar se se ka qenë më parë pjesëmarrëse në një film me metrazh të shkurtër, por pjesëmarrja në këtë realizim ka qenë emocionuese.
“Vajza e dy prindërve që kanë studiuar për aktrim, Nigda Dako dhe Alban Dudushi”, është shprehur Bieta për Joell duke provuar kështu faktin se nuk kishte se si të ndodhte ndryshe me talentin që ajo ka treguar në sheshxhirim./revistawho.com