Vajza e “Mr. Bean” flet për të parë për divorcin e prindërve: Ditët më të errëta

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë rreth “ditëve më të errëta” të divorcit të prindërve.

Lily Sastry është fëmija i vogël i aktorit të njohur kryesisht si Mr. Bean dhe ish-gruas së tij, Sunetra Sastry.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ajo shkruan:

“Kalova shumë kaos dhe vetmi në të njëzetat e mia. Tani që jam 30 vjeçe, mund ta shoh qartë se ku isha dhe çfarë po ndodhte brenda meje gjatë ditëve më të errëta. Isha e humbur dhe nisa të ndihesha disi normale në të njëzetat e vona. Kam qenë gjithnjë e ngecur mes dy botësh, nuk e kam vendin këtu, por as atje”.

Më tej, ajo shkruan: “Është e vështirë të zbulosh kush je kur nuk ke miq, një familje të përçarë dhe nuk di si t’ia dalësh të krijosh muzikë dhe të përpiqesh ta kuptosh botën. Më janë dashur vite të zgjidh problemet e mia dhe të kuptoj kush jam, si dhe të bëhem personi më i mirë që mund të jem. Kam bërë gabime të panumërta, jam lënduar, kam qenë e humbur dhe vetëm shumë herë. Arti ishte drita ime udhërrëfyese. Gjëja që e bëri vuajtjen të kishte vlerë, teksa unë punoja drejt një qëllimi, një ëndrre”.

Veç vajzës, Rowan Atkinson dhe Sunetra Sastry janë prindër edhe të një djali, Benjamin Atkinson, 31 vjeç.

Çifti u martua në vitin 1990 dhe u nda në 2015. Grimierja e BBC mori divorcin në bazë të “sjelljes së paarsyeshme” të Atkinson, ndërsa ai vetë s’ishte i pranishëm gjatë seancës.

Pak pas finalizimit të divorcit, ai bleu një rezidencë 21 milionë paund në Chelsea.

voxnews.al