Vajza e Michael Jackson zbulon vuajtjet e saj nga vëmendja e paparacëve në fëmijëri
Vajza e Michael Jackson, Paris Jackson, zbuloi se ajo vuan nga halucinacionet dhe paranoja si rezultat i vëmendjes së shtypit
Perderisa u rrit në qendër të vëmendjes falë babait të saj të ndjerë, Paris Jackson iu nënshtrua aq shumë vëmendjes së paparacëve sa që tani ajo vuan ankth të rëndë dhe trauma.
“Unë përjetoj halucinacione dëgjimore, ndonjëherë, dhe paranojë të rëndë, dhe kam shkuar në terapi shumë herë për këtë”.
Si fëmijë, Paris Jackson mbante maskë kur ishte në publik me babain e saj, por fshehja e fytyrës nuk bëri asgjë për ta mbrojtur atë nga sytë e paparacëve.
View this post on Instagram
Modelja 23-vjeçare tha se ka një metodë që ajo përdor për të ruajtur privatësinë, është që t’u kërkojë njerëzve në shtëpinë e saj, që të nënshkruajnë një marrëveshje privatësie.
Dhe megjithëse këngëtares i pëlqen privatësia e saj, ajo është e hapur për marrëdhëniet e saj romantike dhe seksualitetin. Paris pranon që interesi i saj për burrat dhe gratë shkaktoi tension midis saj dhe të afërmve, përveç vëllezërve të saj, Michael Joseph “Prince”, Jackson Jr, dhe Princ Michael “Blanket” Jackson II, të cilët janë një burim force për të.
“Ata kanë qenë gjithmonë super-mbështetës”, thotë Paris, duke shtuar se vëllai i madh Prince u bashkua me grupin e studentëve të shkollës së tij të mesme, për të bërë përpjekje për t’u lidhur më mirë me të në këtë temë.
“Jo shumë njerëz mund të thonë se kanë vëllezër e motra që i mbështesin kështu”, u shpreh Paris.
Ajo kujtoi kohën me babanë e saj ndërsa ai shkonte në turne koncertesh, “Ishte e vështirë, por ishte një bekim dhe një privilegj për të qenë në gjendje të përjetoja kaq shumë në moshë të re”, tha Paris.
“Unë e kuptoj tani, pse babai im donte që fytyra ime të mbulohej. Kur dilnim pa të, nuk donte që ne të njiheshim. Ne mund të kishim një fëmijëri normale”.
Biseda e saj e plotë me Willow në “Red Table Talk” do të ketë premierën të mërkurën, me 16 qershor në Facebook Watch.