Vajza e Madonna-s çmend rrjetin, pozon thuajse topless në setin e ri fotografik

Vajza e Mdonna-s, Lourdes Leon, ka nisur një fushatë të re mode dhe imazhet e saj u publikuan dje.

24-vjeçarja dukej mjaft sensuale teksa pozonte me të brendshme shumëngjyrëshe, shkruan “Daily Mail”.

 

Në një tjetër imazh, ajo shihet e shtrirë në krevat, e veshur me një fustan po ashtu shumëngjyrësh, me flokë të lëshuara dhe me një palë taka të larta.

 

Javën e kaluar, Leon zbuloi se Timothee Chalamet ka qenë i dashuri i saj i parë.

Modelja, e cila e quan veten gjithashtu “Lola”, ka qenë në të njëjtën shkollë me aktorin e njohur, ku dhe nisën romancën e tyre.